
Futbollisti Arbër Hoxha ka qenë padyshim një zbulim për kombëtaren tonë, duke bërë paraqitje shumë të mira në të majtë të sulmit.
Kështu, interesimi për sulmuesin kuqezi nuk ka munguar. Mediat angleze raportojnë se Hoxha ka hyrë në radarin e dy klubeve të Championship-it, Shefield dhe Hull Siti.
Sipas raportimeve, edhe pse Hoxha është nën kontratë me Dinamon deri në vitin 2029, kartoni i tij vlerësohet të jetë i arritshëm për klubet e interesuara. Hull Siti mund të përballet me vështirësi në garë për shkak të embargos së transferimeve, e cila i detyron të synojnë vetëm një marrëveshje huazimi.
Shefield nga ana tjetër, shihet si më e avantazhuar, pasi klubi po kërkon me ngulm përforcime për merkaton e janarit.
Forma e mirë e Hoxhës dhe eksperienca e tij në arenën europiane e kanë kthyer në një objektiv të rëndësishëm për të dy klubet angleze, ndërsa gara pritet të intensifikohet me afrimin e afatit kalimtar të dimrit.
