Deri në korrik të vitit të ardhshëm portieri i Kombëtares së të rinjve, Anxhelo Sina, do të vijojë karrierën në elitën e futbollit portugez. 20-vjeçari, i cili refuzoi përfaqësuesen e Greqisë dhe zgjodhi ekipin e kuqezinjve është bashkuar me skuadrën e Rio Aves në formë huazimi nga Olimpiakos.
Sina shkëlqeu me ekipin e të rinjve të klubit grek, teksa tashmë do të kërkojë të marrë minuta në futbollin elitar portugez.
View this post on Instagram
“Dua të përjetoj të gjitha emocionet dhe të jem pjesë e kësaj familje”, - ishin fjalët e para të portierit shqiptar, pas prezantimit. Kujtojmë që Sina është pjesë e Kombëtares Shpresa të Alban Bushit.







