Reperi Rigels Rajku i njohur me pseudonimin “Noizy”, ditë më parë u ndalua në aeroportin e Zvicrës me urdhër të prokurorit për krime të rënda dhe të dhunshme. Media zviceriane “Uatson.ch” shkruan se për Noizyn është kërkuar të zbatohet masa e paraburgimit.
Ndërkohë ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me çështjen për të cilën akuzohet reperi. Media vendase shkruan se ndaj këngëtarit rëndojnë disa vepra penale.
Që prej të shtunës së kaluar, Noizy u ndalua në Zvicër ku ishte nisur për të performuar në një concert, por sapo zbriti në aeroport u arrestua.
“Muzikanti ka pothuajse katër milionë abonentë në Spotify. Ai ndiqet nga mbi dy milionë njerëz në Instagram. Gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe pas rizgjedhjes së tij të suksesshme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama performoi gjithashtu me Noizyn në skenë”, shkruhet në median Uatson.ch.
Më herët, reperti Stresi aludoi se ngjarja për të cilën është arrestuar Noizy lidhet me një sherr që patën vitin e kaluar në një klub të Pejës ku dyshohet se Rigels Rajku në bashkëpunim me disa persona të tjerë dhunuan brutalisht personazhin e TikTok-ut, Medi Iseni. Versus.al







