Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku pas 2 javëve të vështira e shtruar në një spital psikiatrik të Nju Jorkut, ka pranuar më të fund të kurohet.
Familjarët e këngëtares kanë njoftuar në rrjetet sociale se Parashqevia ka firmosur dokumentin ku pranon që me vullnet të lirë të trajtohet me ilaçe për të përmirësuar gjendjen e rënduar psikologjike.
Dy ditë më parë u bë publik fakti se artistja e njohur e cila prej vitesh jetonte në rrugët e Nju Jorkut e pastrehë, ishte shtruar në spital psikiatrik për shkak të krizave nervore. Fillimisht u raportua se Parashqevia nuk pranonte mjekim dhe se ligji nuk e detyronte dot. Por fatmirësisht tashmë ka ndryshuar mendje dhe do të nisë mjekimin për t’u bërë më mirë. Versus.al








