MAGAZINË /

Presidenti i IOC i prerë pas takimit me Melonin: Khelif është një grua

Shkruar nga B.SH

Presidenti i IOC i prerë pas takimit me Melonin: Khelif është

Lajmi kryesor në Lojërat Olimpike 'Paris 2024' ishte ndeshja e boksit për femra mes alegjerianes Imane Kheif dhe boksierjes italiane Angela Carini.

Paraqitja e boksjeres italiane ku shihej e përlotur pas braktisjes së ndeshjen në sekondat e para me Kheif bën xhiro në mediat ndërkombëtare.

Shumë media e cilësuar boksieren alegjriane si transgjinore, por disa të tjera bën me dije në fakt se Khelif ka lindur femër, por ajo ka doza të shtuara testosteroni në organizimin e saj, gjë e cila ka ndikuar edhe në zhvillimin dhe strukturën e saj.

Çështja u bë aq e madhe sa një bisedë trekrahëshe  u zhvillua në Paris mes presidentit të IOC-së (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) Thomas Bach, kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe Giovanni Malago drejtuesi i Komiteti Olimpik Kombëtar Italian (CON).

Kryeministrja italiane e cila ka kërkuar shpjegime pas polemika të ngritura për boksierjen hiperandrogjene algjeriane Imane Khelif ka marrë një përgjigjje të prerë nga IOC: Khelif është një grua.

Presidenti i Komitetit Olimpik e përsëriti këtë deklaratë dhe pas daljes nga intervista e cila u zhvillua në hotelin ku po qëndronte Meloni në Paris:

Ishte një takim pozitiv, biseduam edhe për rastin Carini. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt për të ‘mirëpritur’ të njëjtin formim shkencor dhe për ta bërë situatën më të kuptueshme sepse ajo (boksierja hiperandrogjene algjeriane Imane Khelif,.) ajo është një grua dhe ka konkurruar për gjashtë vjet në nivel ndërkombëtar. Ne ndajmë pikëpamjet dhe biem dakord për sqarimin dhe përmirësimin e sfondit shkencor për të cilin folëm,” shtoi ai.

 

Poll