MAGAZINË /

Reshje shiu dhe shkarkesa elektrike, njihuni me parashikimin e motit për sot

Parashikimi i motit, 14 shkurt.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu dhe shkarkesa elektrike, njihuni me parashikimin e motit për

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të vranët si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore nga orët e mesditës e pjesërisht pasdite.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë prezent që prej orëve të para të ditës, fillimisht në ekstremet veri-jug  ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet  deri mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar. Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900metër. parashikohet prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje deri 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet kryesisht atë jugperëndimore era fiton shpejtësi deri 15m/sek shoqëruar me dallgëzimin në dete 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0 deri 11°C             

në zonat e ulëta 6 deri 16°C                   

në zonat bregdetare 7 deri 16°C. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: