MAGAZINË /

Reshje shiu të herëpasherëshme deri në mesditë, si parashikohet të jetë moti gjatë të premtes

Parashikimi i motit, 24 janar.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu të herëpasherëshme deri në mesditë, si

Ditën e premte moti parashikohet të jetë relativisht i qëndrueshëm me alternime vranësirash në veri si dhe kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët në zonën veriperëndimore parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të cilat nga orët e mesditës e pasditë pritet ndërprerje graduale e tyre.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 14°C             

në zonat e ulëta 3 deri 17°C                             

në zonat bregdetare 7 deri 17°C. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: