MAGAZINË /

Reshje të dendura shiu, pasdite shtohet intensiteti! Si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 27 shkurt

Shkruar nga Versus

Reshje të dendura shiu, pasdite shtohet intensiteti! Si parashikohet

Edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. 

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet fitojnë intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - verilindje me shpejtësi mesatare deri 2-10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 12-18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 14°C        

në zonat e ulëta 8 deri 18°C                

në zonat bregdetare 7 deri 18°C. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: