Historitë e trishta për këngëtaren Parashqevi Simaku nuk kanë të mbaruar. Së fundmi biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar detaje nga takimi i Parashqeivsë me djalin e saj. Ilirjani është shprehur se kur Luka, djali i këngëtares ishte 5 vjeç, i ati i tij e kishte marrë me polici. Ilirjani shtoi se ndoshta është hera e parë që një gjyqtare grua i heq të drejtën e mëmësisë një grua.
“Në fillim kishte frikë të hiqte mbulesën, dhe unë i thashë që është e pamundur të takosh mamanë tënde me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe këtu ramë dakord pas një orë bisede, ai kishte një ankth të shtuar, ndoshta ka qenë ankthioz me çfarë ka kaluar në jetën e tij, një djalë i ri që nuk e kishte parë nënën e tij, ndoshta mbante mend kur kishte qenë 5 vjeç dramat dhe përplasjet që kishin pasur, mua Roberti më tha që e kishte marrë djalin me polici se djali ishte diku tjetër, as me Parashqevinë, as me Robertin në momentin që gjykata…Flas shumë vite më përpara që mori një vendim gjykata, historia e Parashqevi Simakut është shumë e madhe, do duhet shumë emisione ta sqarojmë nga fillimi deri në fund. Është e rrallë, ndoshta edhe hera e parë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën e mëmësisë një gruaje dhe t’ja japë një burri”, është shprehur Elton Ilirjani./Versus.al








