MAGAZINË /

“Rrezikoj divorcin nga gruaja”, Rogerti bën veprimin e papritur dhe puth Juelën

Banorja e mori situatën me të qeshur në kuadër të imitimeve që po i bënin çiftit Selin-Dj Gimbo.

Shkruar nga Versus

“Rrezikoj divorcin nga gruaja”, Rogerti bën veprimin e papritur

Pas dasmës të kthyer në traditë të “Big Brother VIP”, Rogerti ka komentuar vazhdimisht puthjen mes Selin dhe Dj Gimbos, e cila sipas tij ishte njëjtë si “e 12 vjeçarëve”.

Ai ngacmoi vazhdimisht çiftin duke i pyetur përse nuk flenë në të njëjtin krevat. Ndërsa komentonte puthjen e tyre, Rogerti vendosi ta improvizonte me Juelën duke thënë fillimisht se rrezikonte divorcin nga gruaja.

“Kapa Selin dhe Gimbo duke u puthur cepave të buzës. I thashë edhe cepi këtu të ndjek ty. Do me e puth në cep të buzës për t’u kujtuar cepi. Dhe ja deklarova. Edhe unë që jam burrë i martuar, rrezikoj divorcin nga grua dhe e puth Juelën në cep të buzës si ata njëri-tjetrin. Se ato sapo janë martuar. A ka më marre? Ose puthu tamam, ose ke kaluar 3-4 ditë muaj mjalti, ose rrini në terezi tuaj dhe mos na shisni këtë falsitet”, u shpreh banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Versus.al

 

Poll