MAGAZINË /

Rritje temperaturash dhe vranësira të shpeshta në këto zona, si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit, 25 janar.

Shkruar nga Versus

Rritje temperaturash dhe vranësira të shpeshta në këto zona,

Sot pritet rritje graduale e Vlerave Barike duke sjellë në territorin shqiptar mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore, megjithatë nuk priten reshje.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: