MAGAZINË /

Rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme, 5 janar 2025

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.

Shkruar nga Versus

Rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme, 5 janar

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore.

Ndërkohë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: