MAGAZINË /

“Sa keq më vjen u transformua”, Zebërvoki del kundër Eglit dhe publikon foton e saj me Gjestin

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Zebërvoki, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij për Egli Takon, me të cilën kishte një raport të afërt në shtëpi

Shkruar nga Versus

“Sa keq më vjen u transformua”, Zebërvoki del kundër

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Zebërvoki, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij për Egli Takon, me të cilën kishte një raport të afërt në shtëpi. Përmes një postimi në Instagram, ai u shpreh se e kishte vlerësuar gjithmonë si mike të mirë dhe e kishte parë si finaliste mbase edhe si fituese.

“Me hiqni follow, më shani, më kundërshtoni e bëni ç’të doni, ama unë zhgënjimin tim në lidhje me Eglin do e shpreh hapur. Kam qenë ndër të parët që në shtëpi si kur kam dalë nga shtëpia e kam vlerësuar si mike të mirë e kam dashur ta shoh finaliste e pse jo fituese, por sot tërhiqem nga çdo fjalë e thënë. Sa keq më vjen që u transformu kështu, po ç’ti bësh, ajo lojë ashtu e ka,” – ka shkruar ai.

“Sa keq më vjen u transformua”, Zebërvoki del kundër

Ai shtoi se loja në “Big Brother” ose nxjerr në pah vlerat e një personi, ose ndodh e kundërta, duke lënë të kuptohet se ky ishte edhe shkaku pse ai nuk pranoi të përfshihej më shumë në strategji gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: