MAGAZINË /

Saimir Korreshi zbulon arsyen pse ndjek Big Brother VIP5: Është një mik i im aty brenda që na bashkojnë fasulet!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ishte këtë të diel pjesë e “Fan Club”, ku tregoi se ndjek Big Brother VIP Albania për shkak të miqësisë me Ilir Vrenozin, që sipas tij i bashkon edhe pasioni për “fasulet”. Me humor, Korreshi tha se nuk do të hynte kurrë në këtë format, pasi “nuk qëndron dot i lidhur”.

Shkruar nga Versus
Saimir Korreshi zbulon arsyen pse ndjek Big Brother VIP5: Është
Saimir Korreshi

Një nga personazhet më të komentuar si në rrjetet sociale ashtu edhe në Kuvendin e Shqipërisë ishte këtë të diel pjesë e panelit të emisionit “Fan Club” në Top Channel. Bëhet fjalë për deputetin demokrat Saimir Korreshi, i cili komentoi zhvillimet e reality show-t më të ndjekur në vend, “Big Brother VIP Albania”.

Që në nisje të bisedës, Korreshi pranoi se është ndjekës i rregullt i këtij sezoni, kryesisht për shkak të pranisë në shtëpi të mikut të tij, Ilir Vrenozi. Me nota humori, deputeti tha se përveç bindjeve politike, që i bashkojnë prej kohësh, miqësia mes tyre lidhet edhe me pasionin e përbashkët për “fasulet”.

“Patjetër që e ndjek, sepse një mik i imi është aty brenda. Ilir Vrenozi na bashkon partia dhe miqësia personale. Jemi ende te fasulet… sa herë gatuajmë fasule, si ai ashtu edhe unë, i dërgojmë mesazh njëri-tjetrit”, u shpreh Korreshi.

I pyetur nga moderatorja Kiara Tito nëse do të pranonte të bëhej pjesë e formatit “Big Brother VIP”, deputeti u përgjigj shkurt dhe me sinqeritet: “Nuk qëndroj dot i lidhur”.

Ndërsa në vazhdim, kur u pyet se si do të reagonte nëse do t’i duhej të flinte në të njëjtin krevat me një nga vajzat e shtëpisë, Korreshi reagoi me të qeshur: “Do më ndajë nga gruaja?”.

Poll