MAGAZINË /

Sezoni i ri i Champions League, skuadrat italiane fitojnë shuma “marramendëse”! Surprizon Roma

Skuadrat italiane do të fitojnë një shumë të madhe parash nga pjesëmarrja në Champions League në sezonin e ardhshëm. Në krye të përfituesve qëndron skuadra kryeqytetase, Roma.

Shkruar nga Versus
Sezoni i ri i Champions League, skuadrat italiane fitojnë shuma
Trofeu i Champions League

Gazetat italiane të sportit kanë bërë një bilanc të çmimeve që mund të marrin klubet që do të jenë pjesë e Champions League në sezonin e ardhshëm. Për kampionët e Italisë, Inter si dhe për Juventusin, bonusi i pjesëmarrjes duhet të jetë rreth 53 milionë euro.

Ajo e Atalantës është pak më e ulët, rreth 49 milionë euro ndërsa Milani do të grumbullojë rreth 46 milionë euro si pjesë e këtij kompeticioni.

Bologna, klub që rikthehet në Europë pas shumë vitesh, do të ketë rreth 27 milionë euro nëse kualifikohet për të luajtur në Champions League, ndërsa lajmi interesant ka të bëjë me Romën, skuadër e cila nëse kualifikohet, do të fitojë 55 milionë euro, në bazë të renditjes së FIFA-s. Këto janë vetëm çmimet e pjesëmarrjes pasi fituesi i kompeticionit mund të fitojë deri në 155 milionë euro.

Poll