Pas dy javësh debati të ashpër nëse duhet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike , boksierja Imane Khelif fitoi medaljen e artë teksa mposhti kampionen e botës Yang Liu të Kinës me vendim unanim në kategorinë 66 kg për femra.
Fitorja më e madhe në karrierën e atletes 25-vjeçare u vulos në një atmosferë festive nga algjerianët që mbushën oborrin Philippe-Chatrier dhe i qëndruan në krah në betejën që ajo bëri për medaljen e artë.
Imane Khelif shkruan histori pasi është fituesja e parë olimpike e Algjerisë në boksin e femrave dhe boksierja e parë femër që fiton një medalje ari që nga viti 1996.
View this post on Instagram
''Për sa i përket kualifikimit apo jo, nëse jam femër apo jo, kam bërë shumë deklarata për media”, tha Khelif pas fitores së saj.
“Kam të gjitha kualifikimet për të marrë pjesë në këtë event. Unë jam një grua si çdo grua tjetër. Unë kam lindur grua, kam jetuar si grua, kam luftuar si grua, nuk ka dyshim për këtë. Kritikët e mi, siç i quaj unë, janë armiq të suksesit tim. Pas sulmeve që kam marrë, fitorja ime ka më shumë vlerë”.
"Nderi im është i paprekur tani," tha Kelif para se të vazhdonte: "Sulmet që kam marrë në rrjetet sociale ishin të shëmtuara dhe nuk kanë kuptim dhe ato ndikojnë në dinjitetin e njerëzve dhe mendoj se tani mënyra e të menduarit të njerëzve ka ndryshuar. Përsa i përket Federatës së Boksit (IBA), që nga viti 2018 luftoj nën ombrellën e saj. Ata më njohin shumë mirë, e dinë se për çfarë jam në gjendje, e dinë se si kam evoluar ndër vite, por tani nuk më njohin më. Ata më urrejnë dhe nuk e di pse. Unë po u dërgoj atyre një mesazh dhe të vetëm: me këtë medalje të artë mbi të gjitha është dinjiteti im, nderi im”.







