
Heidi Baci, një prej ish-banoreve më të komentuara të Big Brother VIP 3, foli për jetën e saj pas spektaklit duke treguar sesi kanë ndryshuar gjërat për të.
Duke treguar se ka pasur një problem me sytë, Heidi tregoi se nuk ka qenë shumë mirë nga ana shëndetësore. Në “Ëake Up” foli edhe për marrëdhënien me Romeon dhe pushimet e tyre në jug të vendit.
Gjithashtu zbuloi edhe detaje rreth marrëdhënies së saj me moderatoren Bora Zemani.
Si po shkojnë gjërat tani që ke dalë jashtë?
Nuk kam qenë shumë mirë por po ambientohem. Kam qenë pak sëmurë nga ana shëndetësore dhe këto ditë jam më mirë. Kisha një problem me sytë.
Si t’u duk jugu i Shqipërisë pas pushimeve që kalove aty?
Ma kishte premtuar Romeo dhe më çoi. Ishte shumë bukur, më pëlqeu shumë, nuk e prisja. Më pëlqeu deti, perëndimi është shumë i bukur. Unë jam pak romantike por ishte vërtet shumë bukur.
Po marrëdhënia me Romeon si po shkon tani që jeni jashtë BBV3?
Është diçka e re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë.
Duke qëndruar këtu, shumë portale aluduan së fundmi për një prishe të marrëdhënies tënde me Borën. Çfarë ke për të thënë për këtë?
I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘folloë’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkruajti dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’.








