“Të dua”. Kështu ka shkruar nën jë postim në rrjetin social Instagram ish-banorja e BigBrodherVip, Ilnisa Agolli e cila së bashku me partnerin e saj Meriton Mjekiqi duket se kanë nisur pushimet së bashku. Ish-banorja e “BBV” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment romantik me moderatorin nga plazhi, ndërsa i ka shprehur atij dashurinë.
“Të dua”- ka shkruar Ilnisa krahas fotos së tyre me dy gota shampanjë në duar. Historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku dyshja u njohën së bashku, ndërsa vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga ky reality show.
Ndonëse fillimisht familjarët e moderatorit nuk ishin pro romancës së tij me gazetaren e cila është disa vite më e madhe se ai në moshë, tashmë mesa duket ata kanë ndryshuar qëndrim, kjo vërehet qartë tek motra e Meritonit, e cila tashmë ndjek të dashurën e të vëllait në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Ilnisa ka një vajzë Anais nga ish-bashkëshorti, ndërsa Meritoni ka një djalë me ish-partneren e tij, Loar.







