Ditën e shtunë moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në gjithë vendin, gjatë gjithë ditës.
Temperaturat do të jenë të larta duke kulmuar me 36 gradë celcius në Elbasan, Gjirokastër dhe Berat.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 9m/s duke shkaktuar valëzim 1-2 ballë. Versus.al






