MAGAZINË /

Temperatura minus dhe shtrëngata shiu, parashikimi i motit, ja çfarë na pret në fundjavë

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për fundjaven që presim vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Shkruar nga Versus

Temperatura minus dhe shtrëngata shiu, parashikimi i motit, ja

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në veriperëndim në orët e mëngjesit e në pjesën tjetër të karakterit lokal, në jugperëndim nga orët e mesditës reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Ditën e dielë moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në jug.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 10m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë 16m/sek, me valëzimin në dete 2-4ballë./Versus.al

Temperatura minus dhe shtrëngata shiu, parashikimi i motit, ja

Temperatura minus dhe shtrëngata shiu, parashikimi i motit, ja

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: