MAGAZINË /

Temperatura nën zero gradë, si parashikohet të jetë moti në ditën e fundit të 2024-ës

Parashikimi i motit, 31 dhjetor 2024

Shkruar nga Versus

Temperatura nën zero gradë, si parashikohet të jetë moti  
Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë në ditën e fundit të 2024.

Sipas Shërbimit Meterologjik, më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare, ndërsa  me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: