MAGAZINË /

Temperatura të ulëta dhe ngrica, këtë javë rikthehen reshjet e dëborës dhe shiut

Parashikimi i motit për javën në vazhdim.

Shkruar nga Versus

Temperatura të ulëta dhe ngrica, këtë javë rikthehen

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Ditën e Hënë moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare gjatë ditës, si dhe shtim të vranësirave nga orët e mbrëmjes.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, ditët e Martë e Mërkurë moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht nga orët e mesditës ku pritet të shoqërohen me reshje shiu të cilët pritet të jenë prezent fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë kryesisht në jug e pjesërisht në qendër, ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatarë kryesisht në jug si dhe reshje bore me intensitet të ulët në relievet malore.

Për ditët e Enjte moti parashikohet të jetë i vranët si dhe intervale kthjellimesh. Vranësirat nga orët e mesditës e pasdite do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë në pjesën më të madhe të territorit. Ku reshjet në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër nga orët e mbrëmjes parashikohen të jenë me intensitet hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Ndërsa për ditën e Premte moti parashikohet i vranët si dhe altrenime të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24- orëshit ku në veri e pjesërisht në qendër parashikohen të kenë hera-herës intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 700-800m reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-verilindje kryesisht ditet e Enjte e Premte me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e formimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Versus.al

Temperatura të ulëta dhe ngrica, këtë javë rikthehen

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: