Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Ashtu siç e paralajmëroi edhe meterologu grek disa ditë më parë, moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.
Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1000metër, dhe juglindje mbi 1100-1300metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në Dibër, Bajram Curri dhe Kukës pritet të ketë reshje të dendura dëbore. Ndërsa në qarqe si Durrësi e Vlora rrezikohen përmbytje nga reshjet e dendura të shiut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12-23m/s.-Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë. Versus.al







