Mbështetësit pro-Trump kanë shfrenuar imagjinatën para Kullës ku banon familja e ish-presidentit në Manhatën.
Fotot janë publikuar nga gazetari Artan Hoxha , ku me nota humori shkruan:
Trump përballë Kamala Harris…
Ndërsa gjithë planeti pret me kërshëri rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë, egzibicionizmi përpara Kullës ku banon familja e Trump ne Manhattan, ka shfrenuar imagjinatën.
Prognoza alla-Trumpiste e zgjedhjeve presidenciale amerikane
Paska dhe me keq se zgjedhjet tona!!!
Këta nuk e respektokan fare heshtjen zgjedhore
Kamala Harris dhe Donald Trump duket se po shkojnë ballë për ballë teksa kërkojnë të sigurojnë fitoren në sa më shumë shtete që munden për të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë.
Në këto zgjedhje rreth 240 milionë qytetarë amerikanë kanë të drejtë të votojnë. Megjithatë, vetëm një numër relativisht i vogël i tyre vlerësohet të vendosë përfundimisht rezultatin.
Analistët po i kthejnë sytë nga shtetet e lëkundura, të cilat ata besojnë se do të zgjedhin një fitues dhe që mund të fitohen nga kandidati demokrat ose republikan.
Në veçanti dallohen Arizona, Georgia , Michigan , Nevada , Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Winscon ku kandidatët, sipas sondazheve, që në disa raste janë brenda kufijve të gabimit statistikor./Versus.al








