MAGAZINË /

''U merrte burrat të tjerave'', Parashqevi Simaku reagon pas akuzave të Shqipes: Shpifje të ulëta!

Shkruar nga Versus
''U merrte burrat të tjerave'', Parashqevi Simaku
Shqipe Hysenaj, Parashqevi Simaku

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku ka reaguar pas deklaratave që bëri një ditë më herët Shqipe Hysenaj e cila tha se shkaku pse Simaku kishte përfunduar në rrugë ishte sepse kishte ndërhyrë mes çifteve.

Në reagimin e bërë në rrjetin e saj social, Parashqevi Simaku tha se nuk e kishte menduar asnjëherë se do t’i duhej të reagonte për gjera kaq të ulëta. Ndërsa përmendi edhe akuzat që i ishin bërë edhe më herët gjatë kohës që fitonte çmime në festivale muzike, tha se ajo nuk ndikohet nga shpifje të tilla dhe shtoi se publiku e njeh mirë.

‘’Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.

Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj. Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten. Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime’’- shprehet Parashqevi Simaku. Versus.al

Poll