
Top Channel ka marr vendim për të larguar nga emisioni "Wake Up" dy moderatoret, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.
Drejtuesit e kanë marr këtë vendim pas konflikteve të vazhdueshme mes dy moderatorëve.
Raportet mes Enxhit dhe Neadës kanë qenë të tensionuara, aq sa situata degradoi deri në përplasje fizike.
Fatkeqësisht, konflikti nuk është ndalur më vetëm te fjalët.
Në emisionin e fundit, mungesa e komunikimit mes vajzave ishte e dukshme, ndërsa Blendi përpiqej të mbante balancën mes tyre.
Treshja e mëngjesit në Top Channel, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj ishin zërat me të cilët nisnin ditën të gjithë të apasionuarit pas radios apo të tjerë që nuk kanë kohën e mjaftueshme për tu ulur përpara ekranit.
