MAGAZINË /

VIDEO/ '500 policë në shtëpinë time', Stresi mesazh Ministres së Drejtësisë së Kosovës: A jeni normal? Turp t'ju vij

Stresi nga arratia i është drejtuar me një video-mesazh ministrës së drejtesisë së Kosovës, Albulena Haxhiut.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ '500 policë në shtëpinë time', Stresi

Pas arrestimit të Noizyt dhe Dj Crax, Policia e Kosovës shpalli në kërkim dhe reperin e njohur me emrin e artit, Stresi.

Të tre artistët akuzohen për sherrin e ndodhur ditë më parë në një klub nate në Pejë.

Por ditën e sotme Stresi nga arratia i është drejtuar me një video-mesazh ministrës së drejtesisë së Kosovës, Albulena Haxhiut, ku shprehet se 500 forca policore kanë qenë në shtëpinë e tij.

Mesazhi i Stresit:

“E nderuar Ministre! A e keni parë që tre vjet se si po kërcënohemi ne nëpër rrjete sociale? Se si po na kërcënohet motra? Nëse jeni feministe sadopak dhe e doni forcën e gruas, futuni pak në TikTok dhe mblidhini të gjitha videot dhe kërcënimet që shajnë gratë nga një pervers 40-vjeç me fëmijë!

Edhe që se kemi prekur hiç! Dhe ju çoni urdhër arresti me ardh me na arrestu ne në Shqipëri? 500 forca policore kanë qenë në shtëpinë time. A jeni normal ju? E nderuar Ministre, je e re, turp e marre ju koftë! Me mua shumë vështirë!”

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: