MAGAZINË /

VIDEO / Aksident me fishekzjarre në festival në Japoni: Anijet përfshihen nga flakët, punëtorët bien në det

Zjarri shpërtheu në dy nga tetë anijet gjatë shfaqjes së fishekzjarrëve dhe eventi u ndërpre menjëherë

Shkruar nga Versus

VIDEO / Aksident me fishekzjarre në festival në Japoni: Anijet

Paniku mbretëroi në Yokohama të Japonisë, të hënën në mbrëmje (4/8), kur dy anije që përdoreshin për të hedhur fishekzjarrë në një festival veror u përfshinë nga flakët.

Konkretisht, zjarri shpërtheu në dy nga tetë anijet gjatë shfaqjes së fishekzjarrëve dhe eventi u ndërpre menjëherë.

Sipas Autoritetit Portual të Yokohama-s, pesë punëtorë në njërën nga barkat u hodhën në det për t'i shpëtuar flakëve dhe u shpëtuan pak kohë më vonë. Njëri prej tyre u dërgua në spital me lëndime të lehta, sipas mediave japoneze.

Organizatorët e festivalit veror thanë se kishte një problem me fishekzjarrët në barka dhe policia dhe autoriteti portual po hetojnë shkakun e incidentit.

Festivali ishte planifikuar të hidhte rreth 20.000 fishekzjarrë gjatë 25 minutave. Megjithatë, vetëm 20 minuta pas fillimit të shfaqjes, muzika u ndal dhe pjesëmarrësit u informuan se eventi ishte anuluar për arsye sigurie.

Poll