Policia e Tiranës ka vënë në pranga noteren Majlinda Demollari, e cila ishte shpallur në kërkim si pjesë e një skeme mashtrimi në kuadër të operacionit policor të koduar “Apartamentet”.
Sipas hetimeve, Demollari akuzohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, në favor të një shtetasi tjetër, duke u përfshirë kështu në një mashtrim të dyfishtë.
Ky mashtrim është iniciuar nga Nani Kolovani, 48 vjeç, i cili i ishte drejtuar noteres për hartimin e akteve të shitjes. Pas denoncimeve të bëra nga blerës të mashtruar, policia arrestoi Kolovanin më 24 korrik, ndërsa më pas shpalli në kërkim noteren.
Arrestimi i Demollarit është një hap tjetër në zbardhjen e skemës së mashtrimit, që duket se përfshin edhe persona të tjerë./Versus.al







