MAGAZINË /

VIDEO/ Boksierja italiane tërhiqet nga dueli me transgjinoren në sekondat e para, reagon Meloni

Atletja italiane Angela Carini e cila ishte në një duel me transgjinoren Imane Khelif është dorëzuar që në sekondat e para pasi mori një grusht shumë të fortë nga kjo e fundit.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Boksierja italiane tërhiqet nga dueli me transgjinoren në

Ndeshja më e diskutuar e boksit për pesha të lehta në Olimpiadën në Paris ka përfunduar në mënyrë krejt të papritur.

Boksierja italiane Angela Carini e cila ishte në një duel me transgjinoren Imane Khelif është dorëzuar që në sekondat e para pasi mori një grusht shumë të fortë nga kjo e fundit.

E përlotur Carini është shprehur:

“Nuk më pëlqeu të luftoja më pas minutës së parë. Fillova të ndjeja një dhimbje të fortë në hundë. Nuk është në stilin tim që të dorëzohem, por pikërisht sepse nuk munda ta bëja, thashë “mjaft” dhe i dhashë fund ndeshjes.

U futa në ring për babain tim. Olimpiadën e kaluar babai im po vdiste, kjo ishte Olimpiada ime dhe doja të ecja kilometrin e fundit. Nëse ndalova, e bëra vetëm për familjen time”

Dueli është komentuar dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila nuk e cilësoi si të barabartë.

“Nuk kam qenë dakord me zgjedhjen e vitit 2021, nuk jam dakord sot. Falënderoj Angela Carinin për mënyrën se si luftoi edhe pse nuk arritëm ta shihnim, pamë vetëm shkrepje të vogla.

Më vjen keq edhe më shumë. Dje isha e emocionuar kur ajo shkroi se do të luftonte, sepse në këto gjëra me siguri ka rëndësi edhe përkushtimi, koka, karakteri. Për mendimin tim, nuk ishte një ndeshje e barabartë”, tha Meloni.

Tërheqja e boksieres italiane nga ndeshja ndezi më shumë reagimet e ashpra në rrjet, për të mos i lejuar sportistët transgjinorë të konkurrojnë në disiplinat e femrave.

 

 

Poll