MAGAZINË /

VIDEO/ Dashuri në ajër? Çfarë po ndodh mes miliardierit Musk dhe kryeministres Meloni?

Kryeministrja e Italisë ishte ajo që i kërkoi miliarderit t’i jepte ccmimin në eventin e Këshillit Atlantik

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Dashuri në ajër? Çfarë po ndodh mes miliardierit
Giorgia Meloni dhe Elon Musk

Shumë diskutime ka shkaktuar ndërveprimi që Elon Musk dhe Giorgia Meloni patën gjatë ceremonisë së ndarjeve së çmimeve Global Citizen 2024 në Këshillin Atlantik në Nju Jork.

‘Ajo është dhe më e bukur nga brenda sesa nga jashtë’ tha proanri i X dhe i Teslës teksa prezantonte kryeministren e Italisë,  ndërsa kjo e fundit e quajti Musk një ‘gjeni të çmuar’.

Por komplimentat e miliardierit afrikano-jugor nuk mbaruan këtu ai shtoi se ajo është “e vërtetë, e ndershme dhe zemërmirë. Diçka që nuk mund ta themi gjithmonë për politikanët”.

VIDEO/ Dashuri në ajër? Çfarë po ndodh mes miliardierit
Giorgia Meloni dhe Elon Musk

Dashuria është në ajër, komentoi Politico.eu, me New York Post pas këtyre komenteve.

Sipas Politico.eu ishte Meloni që i ka kërkuar miliarderit 53-vjeçar t'i jepte çmimin.

Gjithashtu dyshja u panë dhe të ulur krah për krah në darkën e Këshillit Atlantik dhe patën një bisedë të nxehtë siç shihet në një video të postuar në X.

 

Kryeministrja italiane dhe pronari i Tesla-s tashmë janë takuar disa herë së fundmi por takimi i tyre i parë ishte në shtëpinë e Melonit në Romë në qershor 2023.

Gjithashtu Elon Musk në dhjetorin e vitit të kaluar ishte dhe në një event politik të partisë së Melonit "Vëllezërit e Italisë", ku dhe mbajti një fjalim.

Përsa i përket jetës sentimentale të Melonit, vjeshtën e kaluar ajo u nda pas 10 vitesh nga bashkëshorti i saj Andrea Giabruno pas skandalit ku ai shfaqej duke flirtuar me një kolege ndërsa Musk ka 12 fëmijë nga tre gra të ndryshme/ Versus.al

 

 

Poll