Të qeshur dhe duke festuar, Egli Tako dhe Gjesti duken më të lumtur se kurrë pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në Big Brother që ishte mbushur plot me ulje e ngritje.
Marrëdhënia mes tyre u vendos shpesh herë në dyshim, ndërsa tashmë jashtë shtëpisë, dyshja duket se ka vendosur t’u japë shans ndjenjave të tyre.
Në mbrëmjen festive të organizuar pas finales së spektaklit, të dy janë shfaqur të buzëqeshur dhe të përqafuar, duke lënë pas pasiguritë që shoqëruan raportin e tyre gjatë formatit.
Ndërsa Egli e shoqëron videon me mbishkrimin në anglisht: Dje, sot dhe nesër. Versus.al








