Gjesti ka biseduar me Valbonën për Eglin duke shprehur se:
Nuk është se i kam shkuar nga mbrapa, por të më kthehet mua kundër ajo. Unë kam rrezikuar vetën për atë kur të gjithë iu kthyen kundër. E kam paralajmëruar që nuk dua të të lëndoj. Janë videot që ia kam thënë se e dija si do vijonin gjërat. I kam thënë do të të gjuajnë të gjithë dhe tani që po ndodh më kthehet mua. Unë ia kam dhënë lojën, e kam bërë protagoniste. Nuk e di për çfarë mu afrua, por te sytë e saj e pashë që mund të kisha besim dhe të kaloja mirë.
Valbona: Në fillim mes jush nisi si ortakëri në lojë.
Gjesti: Mund të themi që po.








