MAGAZINË /

(VIDEO) “Eglin e kam dashnore”, "shpërthen" Gjesti, ç’po ndodh në “Big Brother”?

Teksa situata ka qenë e tensionuar dhe G Bani ka pyetur se përse Egli po ndërhyn mes tyre, këngëtari Kosovar I thënë me ironi: Egli është dashnorja ime.

Shkruar nga Versus
(VIDEO) “Eglin e kam dashnore”, "shpërthen" Gjesti,

Sërish debate në “Big Brother Albania”. Gjesti dhe G Bani kanë krijuar tensione mes njëri tjetrit po edhe mes banorëve të tjerë. Në konfliktin e tyre të fundit është përfshirë edhe Egli.

Teksa situata ka qenë e tensionuar dhe G Bani ka pyetur se përse Egli po ndërhyn mes tyre, këngëtari Kosovar I thënë me ironi: Egli është dashnorja ime.

Por banorët I shpjeguan më pas se në Shqipëri fjala ‘dashnore’ nuk ka konotacion të mirë.

Egli në një moment teksa ishte e ulur së bashku me Livian dhe Gjestin te shkallët afër pishinës i shpjegoi se çfarë do të thotë fjala dashnore: “Dashnore është kur ti je i martuar edhe ke një tjetër”.

Më pas Gjesti u drejtohet banorëve që po i përdorin fjalë ‘dashnore’:

“Shumë të dobët jeni, u sa të dobët. Hajde më të gjallë, a nuk po keni tjetër gjë? Unë e kam Eglin dashnore, ça po do? A je i kënaqur? Faleminderit. Natën e mirë”.

Më herët teksa Egli e pyeti nëse ka pëlqim për të, Gjesti iu përgjigj ‘jo’. Më pas banorja i tha se që nga ai moment e shikonte atë ‘si vëllaçko’. /Versus.al/

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: