Pas debateve të vazhdueshme mes të dyve, Gjesti ka gjetur një moment për t’ju ulur në gjunjë Eglit dhe për t’i propozuar për martesë, siç e cilësoi ai si “martesë shoqërore”.
Teksa Danja bënte rolin e dëshmitares, Gjesti i drejtoi pyetjen. Ndërsa banorja refuzoi dhe u largua për të fjetur.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: A pranon ti Egli Tako të bëhesh gruaja ime dhe unë burri yt në të mirë e në të keqe bashkë. Si me pare e si pa pare kur të mbesim pa pare, mos u nervozo se i gjejmë nuk ke nevojë të më gjuash me gjithçka. Unë kur mbetem pa pare jam shumë i keq, të kallzoj drejt. A bëhet apo jo? Ferrarin të thashë që ta blej.
Egli: Pse bëhesh palaço
Gjesti: Po pse jo? Po propozoj për martesë shoqërore
Egli: Kur të dalim jashtë propozo për martesë, tani tregoje fytyrën. Versus.al








