MAGAZINË /

VIDEO / Gjesti kërkon pajtimin me Eglin pas rihyrjes së saj në shtëpi? Ç'po ndodh mes dy banorëve

"E kam pranuar që jemi puthur por nuk është ndonjë gjë." - tha Gjesti

Shkruar nga Versus

VIDEO / Gjesti kërkon pajtimin me Eglin pas rihyrjes së saj në

Gjesti: Veprimet e mia nuk janë shenja pajtimi. Po të doja, do të flisja me të. Dua që të kalojmë mirë, ta shikojmë njëri-tjetrin mirë. Ndjej mllef nga ajo. Dyshoj që ka qenë thjesht fiksim. Nuk kemi nevojë që ta shohim me inat njëri-tjetrin. Nuk është se unë nuk bëj dot pa Eglin.

Rozana: Ke frikë të luash vetëm, pa një femër pranë teje. Asnjë nuk ke bërë, vetëm një gënjeshtër dashurie.

Gjesti: Nuk është se unë nuk mundem pa Eglin dhe Egli nuk mundet pa mua. E kam pranuar që jemi puthur por nuk është ndonjë gjë.

Egli: Nuk i bën më përshtypje asgjë.

Rozana: E ka bërë sepse u ndje keq dhe i tha Eglit do të më nxjerrësh keq.

Egli: Unë jam një natyrë që nëse thuhet një gjë për të qeshur apo bëhet një gjest gazmor, veçantërisht me një njeri që kam ndjerë dhe kam qeshur, nëse më ka ardhur për tëqeshur, kam qeshur, nuk kam pse të kem turp. Unë urrjetje nuk kam, nuk kam dashur të ushqej veten me urrejtje. Dua të krijoj një barrierë mbrojtëse për veten. I kërkoj të më qëndrojë larg, të mos kemi shumë raport. I them Gjestit që nëse jam kthyer, unë fitoren e kam marrë kur kam dalë, e kam fituar veten dhe njëherë kur kam hyrë. Kam rihyrë për t’u treguar vajzave që mund të ringrihen dhe nuk është ai fundi. Unë nuk kam asnjë imazh për të rregulluar. Unë këtë vetëm kam dashur.

Kur i them që nuk do nejrëz që të të duan, është për shkak të veprimeve që kam bërë unë ndaj tij, nuk merrem me atë çfarë ka ai në zemër. Merrem me veprimet që më janë bërë mua. Dua të sqaroj që me fiksim unë konsideroj një tërheqje seksuale. Unë vetëm fjalën nuk kam marrë mbrapsht nga Gjesti. Nuk mund të them që kam marrë mbrapsht të gjitha veprimet. Atraksioni skesual të zbehet, por unë kam bërë shumë për këtë djalë, pa e patur asnjë në këmbim, kjo vetëm tek fiksimi nuk të çon. Dua të them po ashtu se vetëm sepse unë mbroj veten time, nuk po sulmoj Gjestin. Është Gjesti që vjen para meje dhe thotë një akuzë dhe pret që unë të mos reagoj siç kam bërë më parë.

Gjesti: Që kur ke ardhur, ti dhe Rozana më keni hedhur fjalë. Sot erdha të të kërkoj falje, sepse ashtu e ndjeva. Sa herë shkoj të bëj shaka me të apo të kërkoj falje, kjo vetë fillon. Kjo është zhytur në pishinë, unë e kam nxjerrë dhe kjo është zhytyr sërish.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Poll