Pas surprizës emocionuese që Gjesti mori nga prindërit e tij pak ditë më parë në Big Brother VIP Albania 4, një detaj i vogël ngriti shumë pikëpyetje në rrjet. Shumë ndjekës vunë re se gjatë takimit, ai nuk e përmendi aspak Egli Takon, ndërsa as prindërit e tij nuk bënë asnjë koment për të.
Kjo mungesë e përmendjes së saj shkaktoi diskutime në rrjet, duke u aluduar për një mungesë aprovimi nga familja e Gjestit për afrimitetin e tij me Eglin. Por mbrëmjen e djeshme, në emisionin Big Brother VIP Fan Club, prindërit e tij vendosën të sqarojnë situatën, duke folur për herë të parë publikisht për Eglin. Ata shprehën mirënjohje dhe respekt për të, duke dhënë një mesazh të qartë:
“E falenderojmë shumë Eglin dhe e respektojmë familjen e saj. I kërkojmë falje Eglit, sepse nuk kemi dëshirë ta shohim në një pozicion të keq. I urojmë sukses gjithë jetën.”








