MAGAZINË /

VIDEO/ Me zërin melodioz dhe të ëmbël, si e kujtojmë Parashqevi Simakun

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Me zërin melodioz dhe të ëmbël, si e kujtojmë
Parashqevi Simaku

Rrallë kush mundet që të këndoj dy llojet zhanrit të muzikës atë të lehtën dhe popullore.

Por këtë e ka bërë më së miri Parashqevi Simaku e cila sa herë që shfaqej në skenë çonte peshë të gjithë zemrat e shqiptarëve. Por së fundmi video e publikuar nga kanalin e njohur amerikan Abc7 e ka rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.

Ishte dhe vetë moderator Blendi Fevziu që publikoi videon që konfirmoi që gruaja e identifikuar në video si Simaku Nolfe është Parashqevi Simaku.

Moderatori shprehet se është i konfirmuar nga shqiptarë të shumtë që ajo është e pastrehë dhe jeton me ndihma. Ndërsa të afërmit e saj janë shprehur se po e kërkojnë prej vitesh, pasi nuk kishin humbur kontaktet.

Nëna e saj vdiq një vit më parë dhe ka ikur e pikëlluar duke kërkuar të bijën me shpresën se do ta gjente janë shprehur të afërmit e këngëtares.

Bashkëshortin e saj Robert Nolfe e ka njohur në Kaliforni. Aty u zhvendos pasi fillimisht shkoi në Nju Xhersi.

Ka shumë vite që është ndarë me të, dhe pasi burri vijoi jetën dhe humbën kontaktet mes njëri-tjetrit ai mori kujdestarinë e djalit që ka me Parashqevinë.

E për ta kujtuar këngëtaren ashtu siç shumë shqiptarë e mbajnë mend me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz po rikthejmë një intervistë të saj dhënë për skenaristin e dokumentareve Alfred Kanini. Në video këngëtarja tregon vështirsitë që ajo po haste në SHBA ku kishte emigruar për të ndërtuar karrierën e saj./Versus.al

 

 

Poll