MAGAZINË /

VIDEO/ Mediat serbe ‘jehonë’ atmosferës përpara ndeshjes! Publikojnë nga Tirana pamjet e flamujve shqiptarë që valëviten

Portale të ndryshme serbe kanë publikuar pamje dhe raportime nga Tirana, duke theksuar se një ditë para ndeshjes, flamujt shqiptarë janë vendosur kudo – në shtëpi private, lokale, restorante dhe rrugë kryesore.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Mediat serbe ‘jehonë’ atmosferës përpara

Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje të veçantë atmosferës që po krijohet në Shqipëri në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026, mes Shqipërisë dhe Serbisë. Portale të ndryshme serbe kanë publikuar pamje dhe raportime nga Tirana, duke theksuar se një ditë para ndeshjes, flamujt shqiptarë janë vendosur kudo – në shtëpi private, lokale, restorante dhe rrugë kryesore.

Sipas raportimeve, qytetarët shqiptarë janë mobilizuar masivisht për të treguar mbështetjen ndaj kombëtares së tyre, ndërkohë që simbole kombëtare kuqezi po dominon pamjen e qyteteve. Mediat serbe theksojnë se kjo atmosferë reflekton rëndësinë emocionale dhe historike të ndeshjes, që tejkalon dimensionin sportiv.

“Atmosferë e zjarrtë dhe tension i mundshëm”

Disa prej mediave në Serbi kanë ngritur shqetësime për tension të mundshëm gjatë ndeshjes, duke përmendur përvojat e kaluara dhe rivalitetin politik e sportiv mes dy vendeve. Siguria në stadium dhe rreth tij është vënë në qendër të vëmendjes, me raportime se forcat shqiptare të rendit kanë marrë masa shtesë për të garantuar një zhvillim normal të takimit.

“Tirana është mbushur me flamuj shqiptarë një ditë para ndeshjes. Qytetarët po festojnë ende pa nisur ndeshja. Autoritetet kanë paralajmëruar masa të rrepta sigurie për të shmangur çdo incident,” shkruan një nga portalet kryesore serbe.

Raportimet mediatike në Serbi vënë në dukje edhe mobilizimin e shoqërisë shqiptare, duke e cilësuar këtë ndeshje si “më shumë se një ndeshje futbolli”. Flamujt, koreografitë që po përgatiten, thirrjet për mbështetje të zjarrtë dhe thirrjet në rrjete sociale janë pjesë e një përgatitjeje që sipas mediave “ka karakter simbolik dhe emocional të fortë”. /Versus.al/

Poll