Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka festuar Pashkët dhe ka ndarë me ndjekësit e saj kujtimet më të dashura të fëmijërisë. Ajo ka publikuar një video në Facebook, ku tregon momentet më të veçanta që lidheshin me festën e Pashkës dhe gjyshin e saj.
Me një buzëqeshje të ngrohtë, Simaku kujton gjyshin e saj, i cili, sipas saj, kishte zakon të vizitonte shtëpinë çdo vit me një bastun dhe sillte me vete atmosferën e veçantë të Pashkës.
"Kujtimet më të bukura të fëmijërisë janë ato që lidhen me Pashkët dhe me gjyshin tim. Ai vinte gjithmonë me bastun dhe ishte një njeri që jetoi deri në 105 vjeç. Babai im dhe vëllai i tij, të cilët ishin çobanë dhe ruanin delet, e kishin zakon të ndanin një qengj për Pashkë, duke mos ngrënë mish qengji gjatë vitit, përveç kësaj feste. Gjyshi im vinte pas një shëtitje 2-3 orëshe, hante mish qengji dhe byrek me qumësht, duarsh i dridheshin dhe këndonte këngë të bukura," shprehet Parashqevi Simaku.
Me këtë postim, këngëtarja ka ndarë një pjesë të ngrohtë të kujtimeve familjare dhe ka përçuar mesazhin e dashurisë dhe vlerave që mbajnë traditat e Pashkëve.
Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
-
Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
-
Lëvizja Atdheu
-
Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
-
Partia Socialiste
-
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
-
Aleanca Kombëtare
-
Aleanca Demokracia e Re
-
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
-
Partia Mundësia (Agron Shehaj)
-
Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)







