Mesfushori Sparta Pragës, Qazim Laçi është shfaqur si sulmues në përballjen me RB Salzburg në Ligën e Kampionëve.
Çekët po fitojnë momentalisht 3-0, ku mesfushori shqiptar ishte ai që shënoi golin e tretë për ekipin e tij.
Pas një topi të marrë në zonë Laçi bëri lëvizje sikurse sulmues brenda zonës duke nxjerrë jashtë loje dy mbrojtës dhe portierin.
Më pas ishte mjaft e lehtë që ai të dërgonte topin në fundin e rrjetës për 3-0.
Kujtojmë që Laçi ishte shqiptari i vetëm në fushë deri nga minuta e parë, ndërsa në minutën e 64-të u fut në lojë Albion Rrahmani.
Idrit Tuci dhe Ermal Krasniqi janë në stolin rezervë.







