MAGAZINË /

VIDEO/ “Serbi, Serbi të q*fsha motrën”/ Egli Tako në qendër të vëmendjes pas performancës së saj në Drenicë

Performanca e saj është bërë virale në rrjetet sociale, jo vetëm për repertorin muzikor, por edhe për një moment të pazakontë gjatë hyrjes në skenë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Serbi, Serbi të q*fsha motrën”/ Egli Tako në
Egli Tako

Këngëtarja shqiptare Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave pas një paraqitjeje të fundit në një koncert të organizuar në Drenicë.

Performanca e saj është bërë virale në rrjetet sociale, jo vetëm për repertorin muzikor, por edhe për një moment të pazakontë gjatë hyrjes në skenë.

E mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar, Egli hapi koncertin me një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiumet e futbollit:

“Serbi, Serbi...”, ndërsa publiku reagoi në kor me frazën e njohur “Të q*fsha motrën!”. Më pas, ajo vazhdoi interpretimin me këngën patriotike “A vritet pafajësia”.

Kjo dalje publike vjen pak kohë pasi emri i saj u komentua gjerësisht në rrjet, për shkak të një tjetër performance patriotike ku interpretoi këngën “Mora fjalë”, dhe ku veshja e saj u cilësua e papërshtatshme nga një pjesë e ndjekësve.

 

Tags:

egli tako

Poll