Mbrëmjen e djeshme Egli ka marrë një suprizë totalisht të papritur për të në Big Brother Vip4. Ish-partneri i saj, aktori Olsi Bylyku hyri në shtëpinë më të famshme duke e lënë të habitur banoren.
Ajo u shpreh e surprizuar për faktin se ky ishte takimi i tyre i parë që pas ndarjes. Ndërsa nga ana tjetër, aktori i tha se kishte ardhur për ta falenderuar për mirënjohjen dhe për t’i dhënë mesazhin se çdokush do të ishte me fat nëse do e kishte në krah.
Olsi: Besoj që ndarja jonë, me këto fjalë që do të them sot është një mesazh që ne për njëri tjetrin gëzojmë respekt dhe mirënjohje
Egli: Po patjetër e kam thënë
Olsi: Po pra sesi m’prite kur hyre
Egli: Ngaqë e kam kërkuar shumë këtë takimin të ndodhte, por nuk ndodhi kurrë prandaj jam kaq e habitur që ndodhi tani. Nuk e prisja fare
Olsi: Në fakt edhe unë e kisha pak me mëdyshje nëse duhet të vija apo jo, por pasi kam parë mirënjohjen nga ana jote mendova përse jo të bëj kaq gjë. Siç e the edhe tek video, jeta vazhdon për secilin prej nesh. Versus.al








