AKTUALITET /

E rëndë/ Atentati në Tiranë, dy prej të plagosurve të mitur. Policia njoftim zyrtar (EMRAT)

Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi plagosjen në Lundër, në Tiranë. Sipas informacionit paraprak dy prej të plagosurve janë të mitur.

Shkruar nga Versus

E rëndë/ Atentati në Tiranë, dy prej të plagosurve

Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi plagosjen në Lundër, në Tiranë. Sipas informacionit paraprak dy prej të plagosurve janë të mitur.

Në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri nga Lundra, shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: