MAGAZINË /

Videoja që po bën xhiron e rrjetit, të afërmit e Parashevi Simakut: Mund të jetë ajo, kemi vite që e kërkojmë!

Ndërsa të afërmit e këngëtares thonë se nga videot që kanë parë në rrjet mund të jetë Parshqevi. Familja ka vite që e kërkon dhe e ka konsideruar të humbur prej vitesh pa asnjë kontakt.

Shkruar nga Versus
Videoja që po bën xhiron e rrjetit, të afërmit e Parashevi
Parashqevi Simaku

Video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc 7 ku shfaqet një grua duke marrë një ndihma nga një grup fëmijësh ka ngjallur debat nëse është ajo ylli i muzikës shqiptare Parashqevi Simaku.

Gruaja në video identefikohet si ‘Simaku Nolfe’ dhe duket teksa merr pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë.

Ndërsa të afërmit e këngëtares thonë për Report.tv se nga videot që kanë parë në rrjet mund të jetë Parshqevi. Familja ka vite që e kërkon dhe e ka konsideruar të humbur prej vitesh pa asnjë kontakt.

Shqiptarë të shumtë por edhe të afërm të tyre në SHBA, kryesisht në Nju Xhersi, kanë kërkuar prej vitesh të marrin ndonjë informacion se ku mund të ndodhet Parashqevi Simaku.

Sipas të afërmve, Parashqevi nuk ka qenë në gjendje të mirë vitet dhe mund të ketë dhe probleme psiikologjike. Bashkëshortin e saj Robert Nolfe e ka njohur në Kaliforni. Aty u zhvendos pasi fillimisht shkoi në Nju Xhersi.

Ka shumë vite që është ndarë me të, dhe pasi burri vijoi jetën dhe humbën kontaktet mes njëri-tjetrit ai mori kujdestarinë e djalit që ka me Parashqevinë. Sipas familjarëve, Parashqevia ka më shumë se 5 vjet që nuk ka asnjë kontakt me ta. Nëna e saj vdiq një vit më parë dhe ka ikur e pikëlluar duke kërkuar të bijën me shpresën se do ta gjente. Ndërsa përsa i përket videos familjarët dyshojnë se është e vjetër. 

Edhe pse Simaku ka preferuar të jetojë në heshtje dhe larg syve të publikut, kjo video ka risjellë interesin për një nga artistët më të dashur të muzikës shqiptare./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: