Për ditën e premte mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore më të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht me kthjellime por pa munguar edhe alternimet e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Vranësirat e paradites do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe në formë pikash kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore, në mënyrë lokale.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-10m/s,shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 13°C
në zonat e ulëta 4 deri 17°C
në zonat bregdetare 8 deri 17°C.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit, janë përmbytur qytete si Durrësi dhe Vlora, ku janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Në Durrës uji ka hyrë në 300 banesa, ndërsa 40 hektarë tokë janë ende nën ujë. Versus.al








