Ditën e Martë moti do të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kryesisht në orët e mesditës.
Reshje shiu pritet të ketë fillimisht në zonat e vijës bregdetare dhe më pas do të shtrihen kryesisht në jug të vendit dhe pjesërisht në qendër. Intensiteti parashikohet të jetë i ulët deri në mesatar në jug të vendit.
Ndërsa në relievet malore pritet të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët. Versus.al








