
Moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço ka bërë një ironizim sa i takon videos së publikuar nga ish-banori i BBVIP; Xum Allushi drejtuar Liços ku aludonte për ndarjen nga bashkëshortja, Sara Hoxha.
“Më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?” – u shpreh Xumi mes të tjerash duke iu referuar zërave për një ndarje të mundshme mes moderatorit dhe Sara Hoxhës.
Ledioni ka bërë një postim indirekt të lidhur me situatën. Nëpërmjet një fotografie në instastory, moderatori u përgjigj tërthorazi me një thënie të Mark Twain që thotë: ''Nëse e ushqen e kujdesesh për një qen të braktisur, ai kurrë nuk të kafshon. Ky është dallimi mes qenit dhe njeriut’’.
Ky postim është komentuar nga fansat si thumb për Xumin pavarësisht se nuk ka një adresim të drejtëpërdrejtë. Versus.al







