MAGAZINË /

“Ylli'' i serialit të njohur në Netflix, humb jetën në një aksident tragjik

Burack fitoi famë nga seriali “Million Dollar Beach House,” i cili përshkruante jetën luksoze në Hamptons dhe rivalitetin e agjentëve të pasurive të paluajtshme 

Shkruar nga Versus
“Ylli'' i serialit të njohur në Netflix, humb
Sara Burack

Sara Burack, 40 vjeç, e njohur për pjesëmarrjen në serialin “Million Dollar Beach House” në Netflix, u gjet pa ndjenja në një rrugë në Hampton Bays, pranë Montauk Highway, rreth orës 14:45 të së enjtes (19 qershor), dhe më pas u shpall e vdekur në spitalin Stony Brook University, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një aksident me makinë, ku drejtuesi iku nga vendngjarja.

Policia e Southampton Town dhe Njësia për Riprodhimin e Aksidenteve e Policisë së New York-ut janë të angazhuar për zbardhjen e ngjarjes. 

Kush ishte Sara Burack?

Ish-broker tek Nest Seekers International, e specializuar në pasuri luksoze në Manhattan e Hamptons. Para karrierës në real estate, punoi në biznesin familjar të ndërtimit .

Burack fitoi famë nga seriali “Million Dollar Beach House,” i cili përshkruante jetën luksoze në Hamptons dhe rivalitetin e agjentëve të pasurive të paluajtshme 

Kolegët e saj e përshkruan si një person punëtor dhe me shpirt bujar, i përkushtuar ndaj njerëzve.Versus.al

Poll