Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, foli me një ndjeshmëri të thellë për ish-partnerin e saj, reperin Gjesti pas tragjedisë që i ndodhi këtij të fundit me vdekjen e vëllait në aksident.
E prekur dhe me lot në sy, Xheneta tha ndjeu shumë dhimbje kur e pa Gjestin në atë gjendje.
“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra.”
Pavarësisht ndarjes së tyre, Xheneta dëshmoi mbështetje të sinqertë për Gjestin në momentin më të vështirë të jetës së tij, ajo ishte e pranishme në ceremoninë mortore të vëllait të tij 15 vjeçar duke qëndruar pranë familjes.
Pas ngjarjes tronditëse, ajo bëri një apel publik për qytetari dhe ndjeshmëri, duke kërkuar nga njerëzit që të mos shpërndajnë pamje nga ceremonia e varrimit.
“Tregoni mëshirë dhe respekt për një familje që po përjeton një dhimbje të madhe,” shkroi ajo në rrjete sociale. Versus.al







